Burri ua dha gruan “me qira” për seks 2742 meshkujve
Një burrë e dha gruan e tij "me qira" për të bërë seks me 2742 klientë. Kështu u tha në një gjykatë në Paris, duke shtuar se ky burrë fitonte rreth 8 mijë euro në muaj nga ky biznes.
54-vjeçari në fjalë mësohet se e drejtonte ‘biznesin’ e tij prej 4 vitesh nga shtëpia në periferi të Parisit, ku jetonte me gruan dhe fëmijën 5 vjeç.
Ndërkohë që ai priste me fëmijën në makinë, e shoqja 46-vjeçare bënte seks me klientët, që ia gjente pikërisht i shoqi në internet.
Dhe është kjo në fakt arsyeja pse ai mund të dënohet me 10 vite burg, pasi vërtet prostitucioni është i ligjshëm në Francë, por jo kërkimi i klientëve.
Një prokuror tha se burri ushtronte presion mbi të shoqen, duke i kërkuar që ajo të plotësonte çdo kërkesë të klientëve, të cilët shpesh ishin edhe të ashpër në kërkesat e tyre.