CDC ndryshon qëndrim për maskat: Mbron edhe personin që e mban, jo vetëm të tjerët rreth tij
Mbajtja e maskës së fytyrës mund të ndihmojë edhe personin që e vendos, jo vetëm ata përreth tij, nga përcjellja e koronavirusit. Kështu thotë Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në udhëzimin e ri të nxjerrë të martën në lidhje me Covid-19. Ky është një ndryshim nga qëndrimi i mëparshëm i CDC, ku thuhej se përfitimi kryesor i maskës ishte mbrojtja e personave të tjerë nga mbajtësi i saj.
Maskat prej lecke, thotë CDC, bllokojnë koronavirusin që të përhapet nga fryma e personit që mban maskë, por bllokon gjithashtu edhe virusin të depërtojë përtej saj. Sipas CDC, ky udhëzim i ri bazohet te një seri studimesh që tregojnë se rreziku i transmetimit të viusit ulet deri në 70%.
CDC thotë gjithashtu se disa maska lecke janë po aq efikase sa ato kirurgjikale dhe sa më shumë shtresa të ketë maska, aq më shumë mbron nga transmetimi dhe marrja e koronavirusit.