Çfarë duhet të dimë për 1 Prillin, “Ditën e Gënjeshtrave”

1 Prilli ose e njohur si “Dita e Gënjeshtrave” është një nga ditët më të veçanta të vitit për shkak të kuptimit që mbart. Origjina e kësaj dite mbetet ende e pasaktë, por kjo nuk përbën pengesë që njerëzit ta konsiderojnë si ditë, në të cilën gënjejnë njëri-tjetrin. Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit”.

Disa historianë spekulojnë se Dita e Gënjeshtrave daton që nga viti 1582, kur Franca kaloi nga kalendari Julian në kalendarin Gregorian, siç kërkohej nga Këshilli i Trentit në 1563. Njerëzit të cilët ishin të ngadaltë në marrjen e lajmit ose nuk arritën të pranojnë që fillimi i vitit të ri ishte zhvendosur në 1 Janar, vazhduan ta festonin atë gjatë javës së fundit të Marsit deri më 1 Prill.

Megjithëse nuk është një festë ligjore, Dita e 1 prillit festohet në të gjithë botën si një ditë e mbushur me shaka praktike dhe marrëzi të përgjithshme. Ju duhet jeni pak më të kujdesshëm ose skeptik në 1 Prill, pasi anëtarët e familjes, miqtë, fqinjët, bashkëpuntorët, dhe madje edhe mësuesit mund të përpiqen të bëjnë disa shaka ose do të përpiqen t’ju gënjejnë.

Një nga traditat që shihet në shumë vende të botës është vendosja në shpinë e një letre në formë peshku.

SCAN

SHKARKO APP