Çfarë ëmbëlsire pëlqen mbretëresha Elizabet? Mund ta përgatisni për 5 minuta

Familja mbretërore njihet për luksin në të cilin jetojnë, por për mbretëreshën Elizabet II ushqimi i saj i preferuar është një tortë shumë e thjeshtë.

Ëmbëlsira e preferuar e saj është një tortë që mund ta përgatisim edhe në shtëpinë tonë.

Ish-shefi i saj i kuzhinës, i cili ka gatuar posaçerisht për të për plot 15 vite, thotë se mbretëresha e Britanisë është e dhënë pas ëmbëlsirave, por vendin e parë e mban kjo tortë me çokollatë dhe biskota. Kjo ishte gjithashtu torta që princ William dhe Kate Middleton kërkuan në dasmën e tyre.

Torta e preferuar e mbretëreshës
Ajo e shijon kaq shumë, sa mund ta hajë të gjithën vetëm vetë. Çdo ditë, mbretëresha pret një copëz të vogël derisa mbarohet e gjitha. Çfarë ka kaq të veçantë? Zbulojeni tek receta më poshtë!

Përbërësit:

Çokollatë e zezë

Sheqer pluhur

Gjalp pa kripë

1 vezë

Biskota çaji

Gjys lugë çaji me gjalp për të lyer tavën

Çokollatë (për veshjen e tortës dhe dekor)

Përgatitja:

Spërkatni me gjalp tavën ku do të përgatisni tortën dhe në bazën e saj vendosni një letër kuzhine.

Copëtojini biskotat me duar dhe hapini në tavë.

Hidhni gjalpin dhe sheqerin në një pjatë dhe trazojini derisa të përzihen mirë me njëri tjetrin.

Shkrini çokollatën dhe pastaj shtojini asaj gjalpin dhe sheqerin.

Rrihni këtë miks duke hedhur vezën.

Lyeni biskotat derisa ta shihni që janë mbuluar të gjithë nga çokollata.

Vendosni këtë që përgatitët në tavë.

Lini tortën të ftohet për të paktën 3 orë.

Pjesën tjetër të çokollatës së shkrirë hidheni sipër kekut dhe zbuteni me një thikë formën e saj.

Lëreni në temperaturë ambienti.

SHKARKO APP