Çfarë është Gatsbying, tendenca që po shkatërron romancën mes të rinjve
Është e zakonshme sot, që të rriturit të shpenzojnë pak kohë për të kujtuar romanticitetin e tyre kur ishin të rinj.
Atëherë kur takimet ishin të domosdoshme ballë për ballë dhe duhej t’i bënin përshtypje partnerit; me pamjen, modelin e flokëve, ose me disa hapa në një vallëzim.
Mirëpo, sot, jeta duket se kalon përmes rrjeteve sociale. Takimet në rrjetet sociale janë shembull i qartë se sa e vështirë është sot të njohësh dikë “online”.
Novela e famshme e Scott Fitzgerald, “Gatsby i madh”, është bërë më e populluar me filmin e protagonizuar nga Leonardo Di Caprio në vitin 2013.
Jay Gatsby, protagonist i filmit, është një milioner që bie në dashuri me një vajzë të re. Meqenëse nuk guxon të deklarojë dashurinë e tij, ai organizon festa të mëdha vetëm për të marrë vëmendjen e saj.
Great Gatsby organizoi festën më të madhe në dekadën e shekullit 20-të. Por, po të kishte jetuar në epokën e rrjeteve sociale, nuk ka dyshim se ai do ishte futur live në rrjetet sociale, vetëm për të marrë vëmendjen e vajzës që donte.
Kjo është Gatsbying, të postosh në rrjetet sociale se sa mirë po ia kalon dhe të tregosh kush je dhe sa ke, vetëm për t’i bërë përshtypje personit që të pëlqen.
Por nga të gjitha pëlqimet që merr, ty të intereson vetëm një: të atij personi. E poston foton vetëm për t’i bërë atij personi përshtypje. Do vetëm vëmendjen e tij. E di, e di që e gjen veten. Edhe unë e kam bërë! Dhe quhet Gatsbying.
Fundi i romanticitetit?
Le të themi të vërtetën. Strategjia e Gatsby ishte shumë argëtuese. Organizonte festa ku të gjithë ia kalonin mirë. Të kërkosh vëmendjen e personit që të pëlqen në mënyrë indirekte është diçka që është bërë gjithmonë, ashtu siç e thotë dhe Fitzgerald në librin, apo filmin në fjalë.
Por fakti që është bërë virtualisht i heq një rrezik të vogël, ndoshta dhe pak kënaqësi.
Është e vërtetë, se ndoshta mund të funksionojë. Dhe sot marrëdhëniet kanë një komponent të fortë virtual, që duhet t’i përshtatesh.
Por ndoshta, rikthimi në romanticitet mund të bëjë diferencën. Ky person që do sheh qindra foto në ditë. Po sa herë në ditë ai merr një ftesë për një ngjarje të veçantë?