Çfarë ka brenda Qabesë në Mekë? Hapet dera që zbulon foto unike
Një nga ndërtesat e mistershme në botë, mbetet Qabeja. Ajo ndodhet në Mekë, e është vendi ku miliona vizitorë kryejnë aty ritin e Haxhit, një nga kushtet apo 5-së shtyllat e besimit islam. Qabeja, kjo kabinë katrore në të cilën qarkullojnë dhjetëra e qindra besimtarë, e që është me një sipërfaqe prej 180 metra katrorë.
Gjithmonë e mistreshme dhe me plot gojëdhëna mbi atë që gjendet aty, duket se kuriozitetit këto foto, do e shuajnë pak. Tri shtylla prej druri, të cilat mbajnë tavanin e saj e që janë rreth 1.350 vjet të vjetra. Midis tri shtyllave, ndodhet një shtyllë tjetër në të cilin qëndrojnë të varura dhuratat e Qabesë.
Brenda Qabesë janë tetë gurë të dekoruar me kaligrafi arabe duke përdorur dorëshkrimin “Thuluth” dhe një gur të dekoruar po me kaligrafi arabe duke përdorur shkrimin “kufik”.
Sipas disa arkitekteve, dyshemeja e Qabesë është e punuar me mermer dhe ku shumica e tij është e veshur me të bardhë, dhe një pjesë më e vogël është me ngjyrë. Muret e brendshme të Qabesë, gjithashtu, janë bërë me mermer me ngjyra dhe të dekoruar.
Pjesa e brendshme e veshur nga një perde mëndafshi me ngjyrë të kuqe, e në cilën ka një tekst me ngjyrë të bardhë të qëndisur. Aty janë qëndisur emrat e Zotit.
R.Sh