Çfarë përfitimesh shëndetësore ofron ekspozimi në diell?

Ekspozimi në diell na mundëson plotësimin e nevojës për vitaminën D e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin.

Ai ofron një sërë përfitimesh por nëse është i tepruar, këto përfitime bëhen të rrezikshëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për përfitimet që ekspozimi në diell i ofron organizmit..

Ul Tensionin e Gjakut

Përfitimi i parë që vjen nga ekspozimi i matur në diell është ulja e tensionit të gjakut.

Disa studime, të cilave u referohet AgroËeb.org kanë zbuluar se gjaku çliron oksidin nitrik sapo drita e diellit të prekë lëkurën.

Kjo substancë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe rrjedhimisht ul rrezikun e atakut në zemër apo ishemisë.

Por kjo nuk do të thotë që ju të qëndroni me orë të tëra në diell për të ulur tensionin e gjakut.

Shëndeti i Kockave.

Osteoporoza është një nga sëmundjet më të frikshme që i ndodh një njeriu.

Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe cilësia e saj reduktohet gradualisht duke e bërë atë më të thyeshme.

Pacientët që vuajnë prej saj këshillohen të të marrin vitaminë D jo vetëm si suplement por edhe nga dielli.

Kjo vitaminë ka një lidhje të drejtpërdrejtë me dendësinë e kockave, ndaj një ekspozim i matur në diell përmirëson shëndetin e tyre.

Gjumi

Kur drita e diellit bie në kontakt me sytë, në tru dërgohet sinjali i zgjimit ose i prodhimit të melatoninës.

Bëhet fjalë për një hormon që na bën të përgjumur dhe na ndihmon të flemë mirë.

Drita e diellit ndihmon në mirëmbajtjen e një ritmi normal ku njeriu fle siç duhet në bazë të dritës natyrale të diellit.

Përmirëson Imunitetin

Ekspozimi ndaj dritës së diellit në nivele mesatare e mbron trupin nga infeksionet sepse fuqizon imunitetin.

Ekspozimi në diell rrit nivelin e rruazave të bardha në gjak të cilat përmirësojnë imunitetin dhe na mbajnë të mbrojtur nga infeksionet./AgroWeb.org

SHKARKO APP