Çfarë po ndodh/ Ferri po “djeg” Tokën! A janë këto shenjat e fundit të botës?
Europa mund të thyejë rekordet e të gjitha kohërave për temperaturat në ditët e ardhshme. Në disa rajone jugore të Spanjës dhe Portugalisë parashikohet që temperaturat të arrijnë deri në 47 gradë celsius, duke thyer çdo rekord të mundshëm.
Por nëse nuk doni të mbështeteni tek termometrat, ka tregues sa të doni për rritjen e temperaturave, që nga maja e shkrirë e një mali në Suedi, deri te mungesa e perimeve në Bruksel.
Këtu janë vetëm disa nga pasojat më shqetësuese dhe të çuditshme që vala e nxehtësisë ka nxitur të gjithë kontinentin europian.
1.Një mal i shkrirë
Një akullnajë në malin Kebnekaise në Suedi nuk është më pika më e lartë e vendit, sepse u shkri shumë gjatë muajit korrik.
Gunhild Ninis Rosqvist, një profesor i gjeografisë në Universitetin e Stokholmit, e quajti zhvillimin “mjaft të frikshëm”, duke shtuar: “Këtu ju shikoni qartë efektet e ndryshimeve klimatike”.
Shkrirja më e madhe ndodhi midis 2 korrikut dhe 31 korrikut, ku maja u ul me 4 metra.
2. Shpëtimi i peshqve në Zvicër
Peshqit në Zvicër po “tiganisen” nga mungesa e ujit dhe disa kantone kanë nisur misione shpëtimi për t’i ndaluar ata të vdesin. Kur temperatura e ujit rritet mbi 27C (80F), shumë specie nuk mund të mbijetojnë. Javën e kaluar, Liqeni Constance arriti në 25 °C.
Në disa zona, stafet shpëtimit kanë qenë në gjendje të mbledhin specie të kërcënuara dhe t’i zhvendosin ato në ujërat më të ftohtë. Megjithatë, ata thonë se kjo nuk ka qenë e mundur në Liqenin e Konstancës dhe në lumin Rin. Segmente të Rinit janë tharë edhe në Gjermani.
Ushtria zvicerane ka lejuar që ushtarët të veshin pantallona të shkurtra dhe bluza në vend të uniformave të tyre të rregullta. Dhe qentë e policisë janë duke u pajisur me këpucë për të mbrojtur putrat e tyre nga trotuaret e mbingrohura.
3. Frika nga mungesa e perimeve në Bruksel
Lajmi se moti i nxehtë krijon një “mjedis armiqësor” për mbjelljen e perimeve ka gjasa të shkaktojë shumë keqardhje edhe pse në pamje të parë duket një diçka jo shumë e rëndësishme.
Megjithatë, për fermerët kjo është një çështje e rëndësishme dhe ata janë duke e paralajmëruar që tani mungesën e perimeve në treg. Patatet janë gjithashtu në rrezik, ato pritet të jenë më të vogla se normalisht këtë vit pas një dimri të ftohtë dhe një verë të nxehtë.
Lajme të këqija për darkat e Krishtlindjeve, ku perimet mund të mungojnë ose në rastin më të mirë nuk do jenë siç kanë qenë më parë.
4. Ushqime të ngrira për kafshët e kopshtit zoologjik
Njerëzit nuk janë e vetmja qenie frymore e djersitur tani dhe punonjësit e kopshteve zoologjik po shkojnë milje larg për të gjetur ushqime të ftohta. Në kopshtin zoologjik La Palmyre në jug-perëndim të Francës, mishngrënësit po kënaqen me akulloret e kuqe dhe copat e mishit njofton gazeta franceze “Libération”.
Barngrënësit mund të ushqehen në këto kohë vetëm në sajë të përzierjeve të frutave të ngrira me të tjera që janë më të ngrohta. Për gorillën e argjendtë në kopshtin zoologjik të Londrës, Kambuka, një filxhan me kafe, fruta dhe copa akulli duket të jetë e duhura në këto momente.
5. Algat toksike në Balltik
Notarët kanë konstatuar alga toksike në brigjet e Gdynia në Poloni Në të dyja anët e Baltikut nuk është e mundur të notohet në sajë të lulëzimit të algave toksike, shkaktuar nga moti më i ngrohtë se zakonisht. Qytetarët në Poloni, Lituani dhe Suedi janë këshilluar të mos hyjnë në ujërat e prekura.
Instituti finlandez i mjedisit “SYKE” tha se gjendja është ndër më të këqijat në dekadat e fundit. Megjithatë shkencëtarët janë të kënaqur, sepse ky brezi i gjelbër i ndihmon ata të studiojnë se nga çfarë bakteret janë të ndjeshme, dhe kjo mund të ndihmojë për të mposhtur rezistencën e tyre.
“Është një mundësi e mirë për të mbledhur materiale për hulumtime. Në vitet e fundit kemi pasur vështirësi në mbledhjen e të dhënave të mjaftueshme”, tha Hanna Mazur-Marzec, një profesor në Institutin e Oqeanografisë në Akademinë Polake të Shkencave.
6. Kamionët e ujit vadisin pemët
Në Gjermani, policia ka kthyer botet e ujit të cilët përveç lagies së rrugëve kujdesen edhe për pemët që mos të thahen. Kamionët që lagin mjediset publike në Gjermani mund t’i hasësh kudo në Berlin, Hamburg dhe në të gjithë vendin madje edhe jashtë zyrës së Angela Merkel.
Akti ka marrë gjithashtu një shenja të një konkurrence. Javën e kaluar, policia e Berlinit sfidoi homologët e tyre në Frankfurt dhe Munih për t’i inkurajuar ata në këtë detyrë të re për policinë, siç është ujitja e zonave publike. Frankfurt pranoi dhe publikoi fotografitë.