Çifti i të moshuarve që jetojnë të vetëm në fshatin e braktisur (FOTO)

 

Kur Lufta Civile spanjolle përfshiu të gjithë vendin, mijëra njerëz u larguan nga zonat rurale të vendit në qytete, në kërkim të një mundësie më të mirë punësimi. Nisur nga këto rrethana merr jeta historia e dashurisë së çiftit spanjoll Juan Martin dhe Sinforosa Colomer, një çift i cili se braktisën qytezën e tyre të vogël.
Juan Martin dhe Sinforosa Colomer kanë jetuar në këtë fshat 45 vitet e fundit.  Aktualisht çifti janë 79 dhe 82 vjeç. Ata punojnë tokën dhe kujdesen për dhjetëra mace dhe qenë në një qytezë që dikur ishte shtëpia e 200 banorëve.
Nëpërmjet këtyre fotove tregon disa momente nga jeta e përditshme e çiftit në qytezën e braktisur.

1. Juan Martin Colomer dhe gruaja e tij Sinforosa duke ngrënë drekë së bashku, në të njëjtën mënyrë siç kanë bërë çdo ditë për 45 vitet e fundit.

2. Çifti i kalon ditët e tyre duke larë, pastruar dhe duke u kujdesur për kafshët e tyre.

3. Ata jetojnë në qytetin e braktisur La Estrella, i pozicionuar 100 milje larg nga Valencia.

Një film i shkurtër nga prodhuesit e filmave “Jungles” në Paris tregon me detaje jetën e thjeshtë,  por të vështirë të çiftit të izoluar, në qytetin që ndodhet 100 milje larg Venecias, në lindje të vendit.
Juan Martin iu tha prodhuesve të filmat se ai do ta kishte lënë shumë vite më parë qytezën, por gruaja e tij u rrit në atë vend. Sipas tij, aty kishte lindur edhe vajza e tyre, e cila vdiq tragjikisht në moshën 8 vjeçare.
“Sepse gruaja ime ka lindur në këtë vend, ajo ka jetuar gjithmonë këtu. Nuk do të largohet. Sikur të ishte për mua, unë do të kishte lënë qytetin shumë kohë më parë. Por unë nuk mund ta lë atë vetëm.”, tregon Juan.
Si çdo fshat apo qytezë tjetër rural, dikur edhe La Estrella kishte një kryetar, polic, prift dhe mësues profesionistë.
Por sipas Angloinfo, në prag të një fatkeqësie natyrore që vrau shumë banorë, qyteza nuk rifitoi kurrë gjallërinë e saj.
Kjo humbje e popullsisë është përkeqësuar më tej, së pari nga lëvizja e popullsisë nga fshatrat rurale në qytete mes të Luftës Civile dhe më shumë kohët e fundit.

 4. Juan Martin ndez një zjarr dhe ulet me qentë e tij.

5. Në këtë fotografi është momenti kur ai tregon se do të kishte dashur ta largohej prej kohësh nga qyteza.

6. Këto janë vetëm dy nga qentë, për të cilët kujdeset çifti i të moshuarve.

7. Sinforosa është duke larë rrobat, në mungesë të një makine larëse dhe energjisë.

8. Sinforosa dhe Juani e kanë takuar njëri-tjetrin kur ato punonin tokat në fushë.

Përgatiti: Sidorela Lepri

Burimi: Daily Mail 

SHKARKO APP