Çifti më i veçantë në botë/ Burri shtatzënë mbart foshnjen 8 muajshe në bark
Një modele tr.ans ka ndarë fotot e çu.ditshme teksa puth foshnjën 8 muajshe në barkun e burrit të saj. Danna Sultana, e cila ka lindur mashkull dhe identifikohet si femër, po pret një djalë me burrin e saj Esteban Landrau, i cili ka lindur femër dhe e identifikohet si mashkull.
Modelja kolumbiane i ndau fotot me rreth 218,000 ndjekës të saj në Instagram. Esteban mendonte se ai kishte kon.traktime dhe ndoshta po shkonte në lindje të parakohshme dhe dyshja u nisën drejt një spitali lokal.
Mjekët shpjeguan, që një dukuri e tillë është normale në muajin e tetë të shtatzënisë, dhe se ka të ngjarë të ndodhte sepse foshnja ishte e madhe.Të lehtësuar, Danna dhe Esteban shkuan në shtëpi për të pritur të vinte dita e madhe. Mediat lokale raportojnë se çifti e konceptonte fëmijën natyrshëm, pasi që të dy kanë organet e tyre natyrore.