Cineworld blen Cineplex – Operatori britanik i kinemave ofroi 2.1 miliardë dollarë!

Britanikja Cineworld lajmëroi blerjen prej 2.1 miliardë dollarë të firmës kanadeze Cineplex në nisje të javës, ç’ka do ta bëjë atë operatorin më të madh të kinemave në Amerikën e Veriut.  Cineworld ofroi 25.6 dollarë për aksion për Cineplex, ç’ka e vlerëson kompaninë kanadeze me 42% sipër vlerës që kishte në treg të Premten e kaluar.

Marrëveshja vjen dy vite pasi Cineworld bleu operatorin në SHBA, Regal Cinemas për 3.6 miliardë dollarë.   Blerja e Cineplex do të shtojë 165 kinema dhe 1,695 ekrane në rrjetin botëror prej 9,498 ekrane të Cineworld.   Ekzekutivi, Anthony Bloom,  tha se objektiva e menjëhershme pas blerjes do të jetë bashkimi i Cineplex me biznesin në Shtetet e Bashkuara.

Kompania bëri të ditur se do të vazhdojë rinovimin e rrjetit Regal në Shtetet e Bashkuara. Cineworld është listuar në bursën e Londrës që prej vitit 2007.  Bank of Amerikca, HSBC dhe Goldman Sachs kanë qenë këshilluesit financiarë për blerjen.

SHKARKO APP