Çokollatë 120-vjeçare, kutia gjendet në sendet e poetit australian
Kur Biblioteka Kombëtare e Australisë bleu sendet personale të poetit të njohur Banjo Paterson, gjëja e fundit që prisnin të gjenin ishte çokollata.
Sipas historianëve zbulimi nga 1900 është “një nga çokollatat më të ruajtura të kësaj epoke ” dhe ka qenë një suvenir i Mbretëreshës Victoria.
Biblioteka Kombëtare e Australisë ka zbuluar një nga kutitë më të vjetra me çokollata “Cadbury” që daton më shumë se një shekull më parë dhe është ruajtur në formë shumë të mirë. Kutia është gjetur në koleksionin personal të poetit të famshëm australian Andrew Barton ‘Banjo’ Paterson, i cili shkroi ‘Waltzing Matilda’ dhe ‘Njeriu nga lumi me dëborë’.
Kutia metalike me çokollata, sipas historianëve, ka qenë suvenir dhënë ushtarëve për ngushëllim nga Mbretëresha Victoria gjatë Luftës pas humbjes së mijëra trupave në betejën e Boerëve. Dhe gati 120 vjet më vonë çokollatat ishin thuajse të paprekura, për habinë e ekspertëve të laboratorit të bibliotekës.
‘Kishte një aromë shumë interesante kur ishin të mbështjella,’ tha kërkuesja e Bibliotekës Kombëtare të Australisë Jennifer Todd. Shiriti i çokollatës kishte akoma paketimin e vjetër të bërë me kashtë dhe fletën e argjendit të mbështjellë rreth çokollatës.
Banjo Paterson besohet se kishte blerë çokollatën nga ushtarët gjatë periudhës së tij si korrespodent lufte në Afrikën e Jugut dhe e dërgoi atë përsëri në Australi gjatë periudhës së qëndrimit të tij aty.