Dallimi mes blerjes në pikat e autorizuara dhe të pautorizuara, si të mos bini pre e mashtrimeve

Problemet kryesore të klimës së biznesit, për bizneset shqiptare, janë ato që lidhen me konkurencën e pandershme dhe me korrupsionin. Konkurenca që u bëhet bizneseve të ndershme nga ekonomia e zezë dhe nga informaliteti i lartë janë shqetësim që nuk cënojne vetëm biznesin por dhe konsumatorin final. Çdo ditë, bizneset e rregullta përballen me bashkëjetesën mes tregjeve formale dhe informale. Në tregjet formale supozohet dhe pritet që shitesit mund të shpallin publikisht çmimet dhe vendndodhjet e tyre, ndërsa në tregjet informale, shitësit duhet të tregtojnë fshehurazi, në menyrë që të mbeten anonime nga autoriteti tatimor ose të mbajnë të fshehura transaksionet apo dhe punonjësit e tyre.

Vendi ynë ështe shumë i prekur nga tregu informal.

Aventurat e konsumatorit me produktet e lira dhe pa cilësi

Përsa i përket produkteve dhe shërbimeve, që i ofrohen konsumatorit shqiptar, bizneset formale dhe te autorizuara nga markat ndërkombëtare kanë avantazhin të ofrojnë prodhime të këtyre markave të çertifikuara për origjinalitetin si dhe karakteristikat e produkteve (si psh, kursimi i energjisë, materialet jotoksike etj). Në këtë mënyrë sigurohet mbrojtja e duhur për konsumatorin duke ofruar po ashtu në ambientet e shitjes të gjithë komoditetet dhe sqarimet e nevojshme të kërkuara nga prodhuesit sipas standarteve ndërkombëtare. Në këtë mënyrë ky konsumator nuk e gjen veten para situatave të sikletshme veçanërisht në momentin e sherbimeve pas shitjes. Produkteve iu ofrohet garancia e prodhuesit, dhe neë raste ndërhyrjesh në to, edhe pjeset e kembimit janë origjinale dhe të çerifikuara nga prodhuesit/markat.

Në një ekonomi të ndjeshme si kjo e jona është shumë i rëndësishëm faktori çmim. Ndaj konsumatori ndërmerr aventura për të gjetur produkte më të lira duke hequr dorë me dije apo padije nga cilësia e produktit si dhe nga garancia e tij. E thënë ndryshe, konsumatori shqiptar është i tërhequr nga investimi i çastit, pa menduar sa do t’i kushtojë në një moment të dytë ky kursim që po bën. Kjo kërkesë jep mundesi rritjeje të tregut informal.

Çfare bën çudi në tregun tonë, është se megjithese produktet janë “Black” apo “Gray” (black market – ose importime të pa deklaruara në dogane. Gray market – ose importime paralele nga shites jo të autorizuar), me qetësinë më të madhe ato reklamohen, madje shpesh pa patur sasinë e duhur të produkteve në pronësi të tyre.

Kjo ndodh rëndom me trendin e momentit në Shqipëri, me aparatet celularë.

Mashtrimi me celularët, ja sa kosto keni nga blerjet në pikat e pautorizuara

Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara Apple njofton paraprakisht se në cilat periudha produkti do te jetë i pranishëm në shtete të ndryshme nga shitësit e autorizuar, ekzistojnë dyqane që reklamojnë që në valën e parë të lançimit në SHBA, se e kanë tashmë këtë produkt në Shqipëri. Konsumatori shqiptar bie pre dhe e merr me çmim më të lartë pa menduar për koston oportune në rast se produkti del me difekt për pjesën e garancisë. Në këtë kategori shiten celularet e përdorur si të rinj apo produktet e demostrimit si produkte të mirëfilltë gjithmonë me çmimin e produktit origjinal. Për efekt cmimi ata do të mundohen të gjejnë në tregje të ndryshme produkte të cilat janë të perdorur dhe kanë pësuar ndërhyrje fizike për ndërrim pjesësh. Pavarësisht se janë ripaketuar ato nuk janë produkte të reja të prodhuesve.

Disa tregtarë të paautorizuar mund të shesin produktet me numrat seriale të ndryshuar ose tërësisht të hequr, në mënyrë që prodhuesit të mos mund të gjurmojnë se si i kane marrë këto njesi dhe cilat kanale janë ndjekur apo cili është shteti ku janë shitur. Një gjë e tillë e bën tërësisht të pavlefshme garancinë e aparateve celularë.

Pse duhet blerë në pikat e autorizuara të shitjes?

Produktet origjinale, janë të çertifikuara nga markat e mëdha me të gjitha cilësitë e kërkuara nga standartet Europiane/Ndërkombëtare.
Standardet janë vënë nga Bashkimi Evropian për të respektuar dhe evituar produkte që mund të jenë të rrezikshme në përdorim.
Kursimi i energjisë, është një faftor i rëndësishëm që duhet marrë parasysh dhe që respektohet nga markat. Ai po ashtu është një kthim në investim i gjithsecilit si në faturën e energjisë, ashtu edhe në atë të ujit.

Garancia mbahet gjithnjë nga prodhuesi sipas standardeve ndërkombëtare.

Shmanget mashtrimi i blerjes së produkteve në të cilat është ndërhyrë më parë, të cilat shiten si të reja nga shitësit e paautorizuar.

Produktet e autorizuara do të jenë gjithnjë në gjendje dhe të ekspozuara saktë.

Përfitohen gjithnjë produktet dhe ofertat më të reja të markave.

Ka një nivel më të lartë të besueshmërisë dhe ndershmërisë.

Ka një nivel më të lartë të kënaqësisë dhe eksperiencës së blerjes në dyqan.

Ofrohen mënyra të ndryshme pagese dhe transaksionet financiare të konsumatorëve janë të sigurta.

Manualet e përdorimit si dhe aksesorët e duhur janë bashkangjitur në paketimin e prodhuesit.

Mund të kontrollohet në faqet zyrtare të markave se cilët janë rishitësit e autorizuar.

Ka oferta të vazhdueshme dhe karta klienti falë të cilave përfiton çmime preferienciale, gjë e cila në dyqanet e pautorizuara nuk ndodh.

SHKARKO APP