Dashuri e ndaluar e serbit për kosovaren, çështja në gjykatë

Në klimën e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, mediat austriake po i bëjnë jehonë një rasti interesant, që ka përfunduar në dyert e gjykatës në Salcburg.

Kështu, sipas tyre, kjo histori të kujton Romeon dhe Zhuljetën, por për fat pa tragjedi.

Një kosovare 17-vjeçare është dashuruar me një serb të moshës së saj, por të dy kanë përfunduar të kërcënuar nga familja e kosovares.

Lidhja e tyre ka zgjatur vetëm tre muaj. Sipas padisë, babai i vajzës ka telefonuar babanë e djalit më 30 maj dhe e ka kërcënuar: “Djali yt ka 24 orë jetë, më pas do ia pres qafën përpara syve të tu”.

Por kosovari e mohon: “Nuk kam thënë kështu, thjesht i thashë që djali i tij duhet të heqë dorë nga vajza ime. Nuk shkojmë bashkë, ne jemi myslimanë, ata janë ortodoksë”.

Por adoleshenti serb thotë vetë se është kërcënuar nga dy telefonata anonime. 

Në një rast, babai, nëna, dy motrat dhe një kushëri i vajzës e ndoqën Adelinën gjatë një takimi me Aleksandrin.

Ndërsa të dy ishin në makinë, brenda saj u futën familjarët e Adelinës.

Për gati treçerek ore ata udhëtuan me makinë nëpër qytet, duke i shpjeguar serbit se sa e rrezikshme është lidhja e tyre.

Babai i vajzës është dënuar me dy muaj dënim të pezulluar. Atij i është ndaluar të ketë kontakte me djalin serb.

SHKARKO APP