Del në ankand një pikturë e rrallë e Van Gogh, është vlerësuar nga 5-8 milionë euro

Një pikturë e rrallë e van Gogh, nga një koleksion privat francez do të dalë në ankand në fund tëmarsit në Paris, nga Sotheby’s.

Lajmin e ka dhënë shtëpia e ankandit, duke specifikuar se është një kanavacë e periudhës pariziene me pamje rruge në Montmartre, pikturuar në vitin 1887.

Piktura në vaj ka përmasa 46 cm me 61 dhe vlerësimi i ankandit varion midis 5 dhe 8 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një temë mjaft e rrallë për Van Gogh. Piktura përmendet në katalogë, por asnjëherë nuk është ekspozuar për publikun që nga viti 1920, kur u ble nga një familje franceze, e cila tani po e shet atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para se të dalë në ankand në Paris, vepra do të ekspozohet në Amsterdam dhe Hong Kong.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?