Dënohet anglezi me 260 goditje me kamxhik, prodhoi verë në Arabi

Karl Andree, një pensionist britanik, rrezikon të pësojë 360 goditje me kamxhik, i akuzuar se ka transportuar shishe me verë të përgatitura në shtëpi. Sipas asaj që shkruan gazeta “The Sun”, 74-vjeçari ndodhet në burg në Arabi Saudite prej më shumë se një viti. Për ta shpëtuar familja ka lëshuar një apel për qeverinë angleze.

I moshuari, i cili prej 25 vitesh jeton në Lindjen e Mesme, ishte arrestuar në Jeddah në gusht 2014 nga policia, ndërsa udhëtonte me makinë, me akuzën se po transportonte pije alkoolike dhe tani rrezikon të pësojë një ndëshkim jo të vogël.

Për të shmangur dënimin, familja e Andree, i ka lëshuar një apel qeverisë së David Camerron për të ndërhyrë sa më shpejt, duke parë gjendjen  tij shëndetësore. “Rrezikon të mos mbijetojë, – ka thënë i biri Simon, – ka pasur kancer dhe vuan nga astma, tani ka nevojë për kura mjekësore”.

Çështja ka shkaktuar kritika në marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Arabisë Saudite. Vendi arab, ka përfunduar shpesh nën akuzë për zgjatje të dënimit për personat që shkelin ligjin islamik.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme, ka pohuar që Londra është në kontakt me autoritetet saudite për të kërkuar lirimin e pensionistit britanik “sa më shpejt të jetë e mundur”.

SHKARKO APP