Dënohet me 263 vite polici që përdhunoi 13 gra, ia plas të qarit në gjyq (FOTO)


Një ish polic nga Oklahoma, është dënuar me 263 vite burgim për përdhunimin e 13 grave – përfshirë një të mitur dhe gjyshën e saj. Daniel Holtzclaë të enjtën është shpallur fajtor nga juria prej 12 gjykatësve.  29 vjeçari ia plasi vajit pasi që u shpall fajtor për 18 akuzat – duke përfshirë përdhunimin e tetë grave që kanë dëshmuar kundër tij. Ajo që ishte rastësi është se pikërisht dje ishte dita kur ai mbushi 29 vjet e madje disa persona të pranishëm në sallën e gjyqit filluan t’i këndojnë për t’ia uruar ditëlindjen. Por as kjo gjë nuk e ngushëlloi ish policin pasi që në momentin kur gjykatësi e lexoi vendimin ai bërtiste duke qarë: “Unë nuk i kam bërë këto”. Njëri nga gjyqtarët e këtij rasti, Bill Citty, është shprehur se rasti i Holtzclaë ishte i gjatë dhe i vështirë për të gjithë ata që ishin të përfshirë në të. Kurse nëna e njërës prej viktimave në momentin kur gjykatësi tregoi se me sa vite është dënuar, filloi që të duartroksite. Të gjithë viktimat janë shprehur se e kanë takuar Holtzclaë i kishte përdhunuar kur ishte në detyrë.

SHKARKO APP