Dëshironi një lëkurë të bukur? Mësoni si mund t’ju ndihmojë kastraveci
Kastraveci është shumë i pasur me magnez dhe kalium.Ai rekomandohet të aplikohet në zonën e syve kundër rrathëve të zinj dhe në të gjithë fytyrën sepse është i pasur me biotinë dhe vitaminat A, B1 dhe C.
Prandaj më poshtë do të gjeni mënyrën se si mund të përgatisni tonikun e lëkurës me kastravec:
Ekspertët rekomandojnë që të qëroni kastravecin dhe ta përzieni në mikser me pak ujë. Më pas, masën e qullët kullojeni në një napë të pastër.
Lëngun futeni në një shishe të vogël spërkatëse dhe ruajeni në frigorifer. Këtë tonik mund ta përzieni edhe me lëng limoni dhe ta lyeni fytyrën me të.
Kastraveci jo vetëm që do të freskojë lëkurën por edhe do të largojë rrathët e zinj të syve, do të zbardhë lëkurën dhe do t’i japë asaj nur e shkëlqim rinor.