Dëshironi të kurseni kohën e secilit gjatë një interviste pune? Ja 6 pyetjet kryesore që kompanitë e zgjuara po bëjnë tani
Punësimi i individëve të kualifikuar dhe shumë produktiv është thelbësor për zhvillimin e biznesit tuaj, ndaj për këtë duhet medoemos të jeni selektiv dhe të kujdesshëm gjatë intervistave të punës. Revista Inc pas një hulumtimi brenda kompanive më prestigjioze në SHBA arriti në përmbledhjen e 6 pyetjeve më të spikatura që realizohen gjatë intervistave të punës.
- “A mund të shkruani pa parë tastierën?”
Përgjigja e tyre do t’ju tregojë në mënyrë tipike se sa teknik janë ata si persona dhe nëse mund të kryejnë detyra thelbësore në internet, siç janë porositja, gjetja e përgjigjeve, etj.”, Thotë CEO i Oxley (kompani gjuetie e udhëtimesh me bazë në Uvalde). Edhe pse në dukje ngjan e çuditshme ai ka një arsye që e bën këtë edhe pse në një kompani të këtij lloji pasi sipas tij punonjësit në kohët e sotme duhet të jenë në gjendje të lundrojnë në internet pa shumë mundime.
- “Çfarë përfaqëson 2% e 100?”
“Mund të tronditeni, kur dikush ju drejton një pyetje të tillë gjatë një interviste, por është akoma më shumë për tu habitur se sa shumë turbullon kjo pyetje dhe sa pak individë mund ti përgjigjen asaj gjatë atij moment,” thotë Garrett, CEO i Greenwood, firma e zhvillimit të pasurive të patundshme me bazë në Indiana, Garrett Company. Nëse dëshironi të punësoni njerëz të shkathët dhe të aftë t’i bëjnë ballë presionit dhe situatave të papritura atëherë kjo do të ishte një pyetje që mund t’iu ndihmojë ta përcaktoni këtë shumë shpejt në lidhje me të intervistuarin.
- “Unë zakonisht them diçka të ngjashme me: Ju e dini që unë do të kontaktoj me një ose dy nga referencat tuaja … dhe do t’i pyes ata në lidhje me dobësitë dhe aftësitë tuaja gjatë performancës suaj atje? – thotë Lustig, CEO dhe themeluesi i Solana Beach, tregu i kujdesit shëndetësor në internet me qendër në Kaliforni.
Sigurisht kjo lloj fjalie i bën të intervistuarit, pjesën më të madhe të rasteve, shumë të sinqertë teksa shprehen në lidhje me karakteristikat e tyre, edhe pse unë nuk kontrolloj asnjëherë në të vërtetë me ish shefat apo drejtorët e tyre, ata e dinë se është diçka që mund të realizohet ndaj janë shumë të kujdesshëm të mos gënjejnë sidomos në lidhje me dobësitë.
- “Ku e shihni veten në pesë vjet?”
Nëse dëshironi të bëni një punësim afatgjatë, zbuloni që në fillim nëse një kandidat është i interesuar për këtë ose jo. Kjo është një pyetje kaq e thjeshtë, por mund të sigurojë aq shumë informacion mbi qëllimet e një personi brenda apo jashtë vendit të punës,” thotë Rakoski nga kompania e suplementëve të fitnesit me bazë në Jacksonville, Florida.
- “Hipotetikisht: Supozoni se ju do të hidhni një shigjetë të rastit në një tabelë loje. Ka mure rreth e përqark tabelës së shigjetave ndaj keni 100% shanse të godisni mbi të. Për çdo pikë mbi tabelë, cilat janë shanset që shigjeta të godasë pikërisht aty?” Kjo është pyetja e Barnett i cili veç themelues i Popsockets(aksesor elektronikë) është dhe ish-profesor
Përkundër natyrës së pazakontë të pyetjes, Barnett ofron një arsyetim të ndërgjegjshëm pas tij: “Rezulton se ngre pyetje rreth llogaritjes. Duke angazhuar njerëz në të, ju mund të zbuloni se sa realisht të interesuar dhe të gatshëm për t’u angazhuar janë ata.
- “Nëse do të ishit një frut, cili do të ishit?”
Kjo i shpërqendron njerëzit dhe i bën ata të mendojnë nën këmbët e tyre, kështu që ju mund të shihni se sa kreativë janë ata, sa inovatorë janë ata dhe si reagojnë gjatë një situatë të pa parashikuar”, thotë McKenna, CEO e Milton, Wisconsin, fabrikues elektronikësh. Një përgjigje e kësaj pyetjeje që i bëri përshtypje McKenna nga një intervistë e kaluar ishte kjo: Do të isha një pjeshkë, sepse është e ëmbël por e fortë në thelb. Rezultati: Ajo e fitoi vendin e punës.
/ INC – SCAN