Dëshmia tronditëse: Jam e dashuruar dhe do të martohem me një fantazmë

Një grua që është në lidhje me një fantazmë thotë se ai i ka propozuar asaj dhe se dëshiron të ketë fëmijë me të.

Amethyst Realm, që punon si një udhëzuese shpirtërore, thotë se u dashurua në partnerin e saj fantazmë pasi e ‘takoi’ atë gjatë një udhëtimi në Australi.

Shpirti australian nuk ishte dashuria e parë e Amethyst, por kjo ishte diçka speciale.

Duke shpjeguar se si u takuan, ajo tha:

Nuk isha joshur nga një fantazmë për një kohë dhe pasi isha larg me punë, të filloja një marrëdhënie të re ishte gjëja e fundit që e mendoja. Pastaj një ditë, ndërsa po ecja nëpër shkurre, duke shijuar natyrën, papritmas ndjeva këtë energji të pabesueshme. Një dashnor i ri kishte ardhur.

Duket se marrëdhëniet me fantazma vijnë shumë më lehtë sesa me njerëz që në fakt jetojnë. Storja e Amethyst mund të dëshmojë se fantazmat ekzistojnë, ato mund të fluturojnë lirshëm sikur nëpër filma.

SHKARKO APP