Dështim spektakolar, një grua injoron grabitësin me armë

Në vendin tonë grabitjet me armë janë kthyer në një shqetësim serioz, por ky fenomen është i përhapur edhe në vendet e zhvilluara. Megjithatë në një video pamjet tregojnë momente  dramatike  kur një punëtore e guximshme, vazhdon të punojë edhe pse kërcënohet nga një plaçkitës i armatosur. Kamera e sigurisë e ka regjistruar momentin kur një mashkull me kapele hyn i qetë në një agjenci këmbimi në Burmingham dhe ka nxjerrë pistoletën që e mbante poshtë bluzës.  Ai ia drejton armën bankieres dhe kërkon para, por ajo vazhdon punën e saj duke mos iu bindur urdhrit. Ngjarjen që ka ndodhur në fund të muajit të kaluar dhe e ka postuar në internet Policia e vendit, në përpjekje për të identifikuar plaçkitësin e armatosur.

SHKARKO APP