FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha publikon pamjet: Shikoni si e zvarrisin qytetarin, e nxjerrin me dhunë nga karroca

Sali Berisha ka reaguar ashpër lidhur për një video të publikuar së fundmi në media dhe rrjete sociale, ku pretendohet se një qytetar është nxjerrë me forcë nga karroca dhe është tërhequr zvarrë.

Kreu i PD-së e ka dënuar ashpër, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë dhe të papranueshëm. “Shikoni si e zvarrisin qytetarin! Bandë! E nxjerrin me dhunë nga karroca dhe e tërheqin zvarrë! Turp! Krim”,-është shprehur ai.

Berisha ka akuzuar autoritetet për dhunë dhe ka kërkuar përgjegjësi për personat e përfshirë në ngjarje. Sipas tij, pamjet tregojnë një sjellje që bie ndesh me ligjin dhe me të drejtat themelore të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?