Dezinfektues apo sapun, cili është më i efektshëm për të luftuar virusin
Ekspertët rekomandojnë larjen sa më të shpeshtë të duarve dhe përdorimin e dezinfektantëve, si një mënyrë për të parandaluar koronavirusin. Por, ekziston një dilemë: a i vret antibakteriali mikrobet njësoj si sapuni.
Ekspertët theksojnë se antibakteriali nuk është më i dobishëm sesa sapuni. Ai përmban kimikate ekstra të krijuara për të vrarë bakteret, por sipas tyre, rezulton se nuk ka të njëjtin efektivitet për ta luftuar virusin.
Megjithatë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave nuk ka ende asnjë provë që tregon se antibakterialët kanë të njëjtin funksion si një sapun i zakonshëm.