Dhoma intime në burg, pushimi deri më 3 orë

Burgu i sigurisë së lartë në Kosovë, u ka siguruar të burgosurve dhoma për çifte. Dhoma intime ku të burgosurit mund të qëndrojnë me bashkëshortet e tyre deri më 3 orë. Diçka që nuk ishte praktikuar më parë.

Në kohë të zakonshme, vizitat e të burgosurve dhe të paraburgosurve mbahen vetëm dy herë në muaj me kohëzgjatje prej 1 ore.

Për ta shfrytëzuar dhomën intime, kushti është që i burgosuri të jetë i kurorëzuar, apo të ketë dokument të notarizuar, për dëshmi.

SHKARKO APP