Dhurata më e veçantë për ditëlindje

Yuma Hasegawa, e nisi ditëlindjen e tij të 20-të si çdo njeri tjetër, me një zarf nga prindërit e tij. Zarfi isht vulosur me dy ngjyra të ndryshme dhe dukej shumë intrigues. Por brenda tij nuk ndodheshin as mesazh urimi, as biletë koncerti apo dokumentet e një makine të re. Ishte thjesht një shënim. Ose për të qënë më të saktë, ishte një letër nga nëna e babai i tij, të cilit i bënin të ditur se kishin hequr dorë nga prindërimi.  Në Japoni, aty ku jeton Hasegawa, 20 vjeç quhet ligjërisht mosha e rritur.  Në letrën, në të cilën prindërit e Yuma-s kanë hequr dorë nga prindërimi, i kujtojnë se ka ardhur koha të “bëhet një anëtar i përgjegjshëm i shoqërisë”. Si fillim, ai duhet të niste të paguante qira për të jetuar në shtëpinë e tij. Madje, ai nuk mund të martohet derisa prindërit e tij të japin dritën jeshile për zgjedhjen e një nuseje, dhe që duhet të “pranojnë emocionalisht” partneren e tij. 20-vjeçari ka postuar letrën në Twitter, ku shkruan: Dhurata e trishtë nga mami dhe babi”. Letra u bë virale, duke pasur 22 mijë postime dhe 20 mijë pëlqime. Megjithatë Hasegawa shpreson që letra të jetë një shaka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?