Diktatori korean merr çmim “Për Paqe dhe Drejtësi”

Udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong, i është akorduar çmimi "Për Paqe dhe Drejtësi" në Indonezi.
 
Kjo u pohua nga e bija e presidentit indonezian, Sukarno, sipas të cilit nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut në Korenë Veriore.
 

“Kim Jong është shpërblyer për luftën e tij kundër imperializmit neokolonial. Janë gënjeshtra ato që thuhen se ai ka shkelur të drejtat e njeriut”, ka vlerësuar e bija e presidentit indonezian.

Teksa, babai i saj presidenti i parë i Indonezisë e cila e ka shpallur pavarësinë më 1945, krijoi lidhje me Korenë e Veriut në vitin 1950.

SHKARKO APP