Disa fakte të çuditshme të planetit ku jetojmë…triumfon padrejtësia
Bota që me krijimin e njerëzimit thuhet se ka kaluar nëpërmjet padrejtësive të mëdha.
Disa fakte e dëshmojnë atë sot e kësaj dite, pavarësisht se epoka e skllevërve ka mbaruar dhe bota e zhvilluar po bën përpjekje për të respektuar të drejtat e njeriut:
Ja disa fakte:
100 milion Afrikano-Amerikan kanë lindur si skllevër, kanë jetuar dhe kanë vdekur si skllevër.
SHBA-ja ka shpenzuar 20.2 miliardë dollarë në Irak dhe Afganistan vetëm për ajër të kondicoinuar, pa llogaritur asnjë shpenzim tjetër.
Vatikani ka miliarda aksione në korporata të mëdha si Gulf Oil, Shell, General Motors, Bethlehem Steel, GE, IBM.
Po ashtu Vatikani është njëri nga mbajtësit më të mëdhenj të arit në botë. Vatikani ka ar në vlerë të 8.9 miliardë dollarëve.
20% e më të pasurve në botë merr rreth 80% të resurseve botërore për prodhim.
Në Amerikë janë afërsisht 223 milionë njerëz të bardhë dhe 39 milionë Afrikano-Amerikanë, mirëpo burgjet amerikane kanë 200 000 të burgosur më shumë Afrikano-Amerikanë sesa të bardhë.
Në vitin 1972 Amerikanët shpenzonin 3 miliardë dollarë në vit për ushqime të shpejta (fast-food), ndërsa sot shpenzojnë rreth 110 miliardë dollarë.
Nëse marrim vetëm 1% të asaj që bota shpenzon për armë, çdo fëmijë në botë do të kishte mundësi të shkollohej.
Fotografitë e Holokaustit që ne i shohim, janë të gjitha të bëra me fotoaparat të firmës “Kodak”, të cilat ju ishin dhuruar nazisteve gratis.
Në SHBA janë të burgosur mbi 1 milion Afrikano-Amerikan, ndërsa në Afrikë të gjithë të burgosurit nuk e arrijnë këtë shifër.
Aq efektive janë reklamat e McDonald-it saqë fëmijët në Amerikë posa të shohin një letër me shkronjën "M" mendojnë për McDonald-in.
Pas aksidenteve me makina, vetëvrasja nga depresioni është shkaktari më i madh i vdekjeve në botën perëndimore.
Ketçapi “Heinz” që përdoret në Kaliforni ka një histori interesante. Domatet mbillen në Kaliforni, pastaj dërgohen në Kanada, e nga Kanada dërgohen në Meksikë derisa përgatitet edhe prapë kthehen në Kaliforni për t’u ngrënë.
Rreth 27-28 përqind e gjithë fëmijëve sot në vendet e zhvilluara është vlerësuar se do të jenë me mbi-peshë në të ardhmen.
Në ditët e sotme ne konsumojmë 12 herë më shumë se sa konsumonim dikur para 100 viteve. Pra ne sot i shpenzojmë shumë më shpejt resurset e natyrës se sa dikur.
Pasuria e meksikanit Carlos Slim është aq e madhe sa 73% e krejt Meksikës ose ka aq pasuri sa 75 milionë meksikanë së bashku.
Në vitet 70’, Princat Arab i flaknin veturat e tyre porsa u mbaronte karburanti, kurse miliona arabë të tjerë vuanin nga varfëria ekstreme.
Më shumë se 30,000 fëmijë nga vendet e “botës së tretë” (vende të pazhvilluara) vdesin çdo ditë për shkak të mungesës së ushqimit apo ilaçeve.
Më shumë se 50% e aseteve të gjithë botës janë në pronësi të 2% të meshkujve të rritur.
Një Amerikan mesatarisht shpenzon 3.100$ për zbavitje çdo vit, shumë kjo e mjaftueshme që të sigurohen 20,000 vaksina kundër malarias.