Disa linja ajrore planifikojnë të nisin fluturimet, si do të mbahet distanca
Disa linja ajrore po planifikojnë të udhëtojnë duke i mbajtur vendet e mesit bosh në aeroplanë, duke siguruar kështu distancën sociale, por a do të funksionojë kjo gjë?
Ndërsa më shumë vende mendojnë për heqjen e masave të pandemisë Covid-19, linjat ajrore po mendojnë se si mund të rikthehen në punë kur koha të jetë më e qetë. Mendohet se besimi i pasagjerëve do të jetë një nga pengesat kryesore për t’u kapërcyer, megjithatë, shumë prej tyre shqetësohen edhe se si të krijojnë një distancë mes udhëtarëve të tyre.
Disa linja ajrore janë duke menduar që vendet e mesit në aeroplan të qëndrojnë bosh dhe kështu do të shmanget fakti që pasagjerët të ulen afër njëri-tjetrit. Kjo ishte një ide e kompanisë ajrore EasyJet, por linja të tjera ajrore si Alaksa Airlines dhe WizzAir e kanë kundërshtuar këtë ide.
Por a mund t’i ndihmojë kjo procedurë?
“Tani për tani, ne kemi nevojë për këtë mënyrë. Nevoja urgjente për të ngadalësuar përhapjen e infeksionit ka përparësi në përgjithësi, edhe nëse zgjidhja nuk është e përsosur. Megjithatë kjo nuk do të jetë ekonomikisht e qëndrueshme, “shpjegon Daniel Baron, menaxheri i kompanisë LIFT Aero Design për BBC.
Gjatë gjithë kohës avionët janë munduar të përshtaten për të mbajtur sa më shumë njerëz në hapësira të vogla. Sot, pothuajse të gjitha linjat ajrore. pavarësisht nëse udhëtimi është i gjatë ose i shkurtër, kanë ndenjëset e vendosur ngushtë e ngushtë në avion dhe i gjithë avioni ka minimalisht dhjetë rreshta ndenjësesh.
Distanca e përgjegjshme sociale në kohën e Covid-19 do të thotë të qëndrosh i sigurt nga të paktën 2 metra larg njerëz të tjerë. Por kjo është e pamundur në një aeroplan modern, ku vendet janë rreth 45 cm të gjerë, kështu që lënia e sediljes së mesme bosh ju mban thjesht 45 cm larg nga pasagjeri tjetër. Ju duhet të jeni më shumë se katër vende larg për të mbajtur distancën 2 metra larg.
Jason Rabinowitz, drejtues i të dhënave në Ndërmarrjen e Botimeve Tarifore të Airline, një kompani që ofron të dhëna për çmimet, thotë se kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme për momentin.
“Për sa kohë që ngarkesa e fluturimeve mbetet e ulët, linjat ajrore do të jenë në gjendje të vazhdojnë të bllokojnë vendet në mes pa asnjë problem. Fluturimet që funksionojnë ende sot po e bëjnë këtë gjë edhe pse ata kanë shumë pak pasagjerë dhe nuk kanë nevojë të marrin masa ende,” shpjegon ai.
Pra, kur fillojmë të fluturojmë përsëri, mos u çuditni nëse do të ketë një ndryshim në rregulloren e qëndrimit në avion dhe të fluturimeve. Jo të gjitha linjat ajrore janë duke mbrojtur qasjen e vendeve bosh në mes. Michael O’Leary i kompanisë ajrore Ryanair vë në dyshim efektivitetin e kësaj metode sepse pasagjerët duhet të ndahen që në tokë.
Daniel Baron i LIFT Aero Design tregon se ka një numër masash të tjera që linjat ajrore mund të përdorin për të provuar dhe për të bërë udhëtimin më të sigurt.
“Gjithçka është e rëndësishme në udhëtim, largësia e udhëtarëve, disifektimi i avionit dhe maskat e dezifektantët. Kështu që të ndërthurura bashkë do të ndihmojnë fluturimet,” shton ai.
Shumë linja ajrore gjithashtu po mendojnë të anulojnë shërbimin e ushqimit dhe pijeve, për të zvogëluar ndërveprimet në bord. Covid-19 tashmë ka ndryshuar botën tonë, në mënyra të shumta dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë ndërsa njerëzit, duhet të gjejnë mënyra për të shpëtuar.