Disa sekrete për të hequr njollat e rrobave

Sa rroba keni në garderobën tuaj që s’i vishni vetëm sepse kanë një njollë të çuditshme që s’ja keni idenë ku e bëtë? Përgjigjen e dimë kështu që po ju japim zgjidhjen. Si të shpëtoni prej tyre?

Zhytje në lëng limoni

Lëngu i limonit është fantastik kur vjen puna te nxjerrja në pah e bardhësisë së një këmishe, fundi a fustani. Përzieni gjysmë filxhani lëng limoni me afro 4 litra ujë të nxehtë. Zhysni brenda lëngut në fjalë rrobën që dëshironi të zbardhoni dhe lëreni për një orë ose më mirë akoma, pëgjatë gjithë natës! Lëngu i limonit ndihmon edhe në heqjen e njollave të ndryshkut. Fërkojini me gjysmën e limonit të prerë dhe lëreni të veprojë për 30 miunuta. Më pas lajini normalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besojini diellit, zbardhuesit numër një

Swiss Digital Mobile Reklama

Sapo t’i keni larë rrobat, ekspozojini menjëherë në dritën e diellit. Ndryshe nga tharësit artificialë, rrezet ultravjollcë veprojnë njësoj si detergjentët zbardhues.

Uthull (e bardhë jo e verdhë)

Gjatë larjes së rrobave të bardha, e mira është të shtoni krahas detergjentëve edhe pak uthul, aq sa ju ta shihni të arsyseshme (gjysmë filxhani ndoshta).

Sodë buke

Njësoj mund të veproni edhe me sodën e bukës (sodium bicarbonate), tepër e ngjashme me sodën specifike për larjen e rrobave (sodium carbonate).

Sekreti i blusë

Bluja dhe e verdha janë ngjyra plotësuese të njëra-tjetrës. Kështu, duke shtuar një detergjent blu kompesoni ngjyrën e verdhë që mund të kenë fituar rrobat tuaja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?