Disa truke “magjike” për të larguar aromat e padëshiruara nga shtëpia
Nuk është e nevojshme që të shpenzoni para për të larguar aromat e padëshirueshme nga shtëpia, mjafton të përdorni disa përbërës që gjithkujt i gjenden në shtëpi. Bright Side ka zbuluar disa sekrete që do t’ju vijnë në ndihmë për ta mbajtur sa më pastër ambientin e shtëpisë, shkruan abcnews.al.
Përdorni lëvozhgat e portokallit për një aromë të këndshme në të gjithë kuzhinën tuaj.
Thani disa lëvozhga portokalli dhe vendosini mbi sobë. Kjo do të përhapë një aromë të këndshme në kuzhinën tuaj që do të zgjasë për një kohë të gjatë.
Largoni erërat e padëshirueshme në frigorifer duke përdorur sode buke.
Soda e bukës funksionon në mënyrë më efektive pasi thith dhe neutralizon aromat e ndryshme. Thjesht vendosni një kuti të hapur me sode buke në frigorifer, dhe ndërrojeni sa më shpesh të jetë e mundur.
Luftoni aromat e këqija në mikrovalë me limon.
Limonët janë të mrekullueshëm kur bëhet fjalë për pastrimin. Për të larguar aromat e padëshiruara nga mikrovala, vendosni brenda një tas me ujë dhe disa feta limoni. Lëreni për pesë minuta dhe pastaj fikeni.
Bëni një spraj natyral me vajra esencialë për një aromë të këndshme në dhomë.
Produktet që blini në supermarkete mund të përmbajnë përbërës të dëmshëm për njerëzit. Mjafton të përzieni ujë të distiluar me vajrat esencialë që preferoni.
Përgatisni një solucion me uthull për pastrimin e tapetave.
Në një shishe spraj, përzieni 150 ml peroksid hidrogjeni, 1 lugë gjelle uthull dhe 1 lugë gjelle sode buke. Spërkateni tapetin dhe lëreni të thahet. Pasi të thahet, do të vini re papastërtitë që ndodheshin në të.
Pastroni dyshekët tuaj duke përdorur sode buke.
Për t’i bërë dyshekët tuaj më të freskët, mjafton të spërkatni pak sodë buke dhe lëreni për rreth 30 minuta. Nëse dëshironi që dysheku të mbajë një aromë të këndshme, para se të spërkatni sodën e bukës, mund ta përzieni atë me një vaj esencial.
Largoni erëm e peshkut të skuqur me uthull.
Vloni një filxhan uthull të përzier me një filxhan me ujë në të njëjtën sobë menjëherë pasi të keni gatuar peshkun. Avulli nga uthulla do të luftojë erën e peshkut dhe do ta largojë nga kuzhina.
Kujdesuni edhe për lavatriçen tuaj.
Myku shpesh mund të krijohet në pjesën e gomës që është ngjitur në derën e makinës larëse, gjë e cila mund të shkaktojë aromë të keqe. Përzieni 1 gotë zbardhues me 4 gota ujë të ngrohtë, dhe me anë të një sfungjeri apo peshqiri pastrojeni mykun.
Mbani lloje të ndryshme bimësh në shtëpi.
Ata janë të mahnitshme që e bëjnë dhomën tuaj të duket më e gjelbër dhe më të freskët, por ato gjithashtu ndihmojnë në pastrimin e ajrit. /abcnews.al/