“Disneyland” në ankand
Rreth 1500 objekte të rrallë të “Disneyland” dhe “Walt Disney world” kanë dalë në shitje në një ankand në kaliforni. Mes tyre edhe zogj apo kukulla të animuara që i përkasin parkut të famshëm ikonik të viteve ‘50.
Një Galeri në Kaliforni ka nxjerrë në shitje rreth 1500 artikuj të rrallë nga Disneyland dhe Walt Disney world, që datojnë nga themelimi i parkut ikonik në vitet ’50.
Mike Van Eaton, një prej bashkëpronarëve, tha se ankandi gjurmon historinë e parkut të famshëm, duke paraqitur sende të tilla si fletushkën origjinale të vitit 1953 që Walt Disney përdorte për të vendosur para bankierëve dhe financuesve të tjerë përpara hapjes së parkut në 1955, një hartë origjinale të Disneyland etj.
“Njerëzit në të gjithë botën kanë një vend të veçantë në zemrën e tyre për Disney, Disneyland, Disney World. Kështu që kur shohin këto pjesë jashtë parkut, ato ju sjellin kujtime shumë të dashura. Për shkak të kësaj, ata bëhen koleksionues. Njerëzit i mbledhin ato nga kudo, dhe të gjithë kanë pëlqimet e tyre të veçanta.”
Do të ketë gjithashtu personazhe të njohur për shitje, përfshirë zogj animatronikë nga Enchanted Tiki Room, një statujë bronzi qendrore e Mickey Mouse, dhe kukulla animatronike “It’s a World Small”.
Këto artikujt të rrallë sjellin shumë kujtime të dashura për adhuruesit e parqeve, ndërsa lidhja emocionale është ajo që i bën artikujt kaq popullorë.
Libri udhëzues i ditës së hapjes të nënshkruar nga Walt Disney vlerësohet të shitet diku midis 7,000 dhe 9,000 $.