“Dita e Beqarëve” bëhet dita e shopping-ut më të madh në botë – Në një minutë, 1 miliardë dollarë blerje
“Dita e Beqarëve” mund të tingëllojë si shumë e vetmuar, por ata që kanë marrë pjesë tashmë në 11 nëntor mund ta gjejnë veten e tyre si pjesë e një bashkësie, në atë që është dita e shopping-ut me vlerën më të madhe vjetore të blerjeve në botë.
Për sa i përket parave të shpenzuara, festivali njëditor i Kinës i konsumit, ka të ngjarë të eklipsojë Thanksgiving, Black Friday dhe Cyper Monday amerikan të kombinuar së bashku, sipas Adobe Analytics. Shërbimi i përcjelljes së të dhënave me pakicë vlerëson se fundjava e gjatë e blerjeve të pushimeve amerikane këtë vit do të gjenerojë shitje totale me pakicë prej 29 miliardë dollarë, çka është më pak se 30 miliardë dollarët e shpenzuar gjatë 2018 në festën 24-orëshe jo-zyrtare të njohur si Singles Day në Kinë.
Zyrtarët njoftuan të hënën se sulmi i blerjeve tashmë ka arritur të paktën 23 miliard dollarë në nëntë orët e para të ditës. Agjensia e lajmeve Reuters tregon se përgjatë 1 minuti e 8 sekonda janë shpenzuar rreth 1 miliardë dollarë.
Alibaba, versioni i kinez i Amazon, shënoi pikë në një fushatë marketingu që shumë kompani të tjera të tregtisë elektronike së shpejti e ndoqën. Këtë vit, më shumë se 200,000 marka marrin pjesë, tha Alibaba. Kompania është duke hipnotizuar ngjarjen me një “Countdown Gala” që do të përfshij edhe një performancë të këngëtares së njohur Taylor Swift.
Kompanitë Amerikane gjithashtu po hyjnë në veprim. Gati një e katërta e shitësve me pakicë amerikanë planifikojnë të bëjnë promovime për Singles Day, sipas Adobe, i cili anketoi më shumë se 400 shitës me pakicë amerikanë me shitje vjetore më të mëdha se 500 mijë dollarë.
Thënë kështu, tensionet tregtare SHBA-Kinë mund të zhysin markat amerikane që marrin pjesë këtë vit, përfundon një studim tjetër nga konsulenca globale AlixPartners.
Konsumatorët kinezë do të shpenzojnë 54% më shumë këtë vit sesa në 2018, por 78% thanë se do të mendojnë dy herë për blerjen e produkteve amerikane për shkak të besnikërisë ndaj vendit të tyre.
/ MSN- SCAN