Dita Ndërkombëtarë e Fëmijëve / Si lindi dhe ku festohet 1 Qershori
Një qershori’ është dita ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që sot të jenë të lumtur dhe ta festojnë këtë ditë me prindër . Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët flasin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra dhe festa .
Konferenca Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve në Gjenevë, Zvicër, shpalli 1 Qershorin, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve më 1925. Ajo zakonisht shënohet me fjalime mbi të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve dhe ngjarje të tjera që përfshijnë ose u kushtohen fëmijëve.
Një ngjarje e ngjashme, Dita Botërore e Fëmijëve, bie më 20 nëntor. Ajo u themelua nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954 dhe synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve në mbarë botën.
Dita e një qershorit festohet nga fëmijët në 91 vende të ndryshme të botës.