Do habiteni! Ja si reagojnë oktapodët kur marrin ekstazi
Një studim i ri ka zbuluar se oktapodët bëhen më të afrueshëm dhe përpiqen të përqafojnë njëri-tjetrin nëse marrin ekstazi.
Në revistën “Biologjia aktuale”, studiuesit thanë se droga shkakton të njëjtin efekt si tek njerëzit, ashtu dhe tek krijesat.
Në rrethana normale, oktapodët janë kafshë të vetmuara që mund të bien pre e njëri-tjetrit pas çiftëzimit.
MDMA (methylenedioxy-methylamphetamine), e njohur edhe si ekstazi, është një ilaç i fuqishëm që ndryshon gjendjen e humorit vetëm nëpërmjet një substance kimike të quajtur serotonin.
Serotonina i bën njerëzit më të shoqërueshëm.
Ndërsa oktapodët janë krijesa inteligjente dhe truri i tyre është fizikisht shumë ndryshe nga ato të njerëzve. Për këtë arsye, studiuesit nuk ishin të sigurt se si do të reagonin.