Do të quhet Stellarator, gjermanët po ndërtojnë diellin artificial
Vlerësohet se në shekullin e fundit shkenca ka evoluar shumë.
Për kërkimet e mëdha shkencore kërkojnë edhe mbështetje të fuqishme financiare dhe një të tillë në Europë mund ta afrojë një vend si Gjermania.
Shkencëtarët gjermanë thonë se kanë shënuar së fundmi sukses në një projekt të rëndësishëm shkencor për energjinë.
Shkencëtarët në Gjermani duke parë diellin si një potencial energjie të pashtershme dhe për të ndërtuar një proces të ngjashëm me atë të diellit, bëjnë të ditur se kanë lënë pas një fazë të rëndësishme për fuzionin bërthamor që parashikon të kombinojë atomet.
Projektin ata e kanë quajtur “Stellarator” dhe ka një vlerë prej 1 miliard eurosh. Ky projekt zgjat prej 9 vitesh, dhe shkencëtarët brenda një kohe të shkurtër kanë arritur të prodhojnë plazma të tejnxehura prej heliumi.
Ndoshta në një të afërm të shpejtë në Gjermani apo edhe më gjerë nuk do të jetë më e “nevojshme të dalë dielli”.