Doktorët habisin njerëzimin truri i njeriut punon edhe pas vdekjes

Jeta mund të vazhdojë edhe pas vdekjes, por në mënyrën e gjumit. Doktorët thonë se kanë gjetur prova shkencore se truri i njeriut vazhdon të punojë edhe pasi ka vdekur klinikisht.

Një pacient tregoi një aktivitet të trurit për 10 minuta pasi zemra e tij pushoi së rrahuri dhe truri jepte valë normalisht siç kur flemë gjumë.

Doktorët në një repart terapie intensive kanadeze e përshkruajnë rastin si një gjë të jashtëzakonshme, të pashpjegueshme.

Shkencëtarët e Universitetit të Western Ontario në Kanada lidhin impulset elektrike në tru me rrahjet e zemrës, pasi personit i hiqen aparaturat që e mbajnë në jetë.

Pasiviteti i trurit i parapriu ndalesës së zemrës në tre nga katër rastet. Megjithatë në një prej këtyre rasteve, truri i pacientit vazhdonte të punonte pasi zemra i kishte ndaluar.

“Vetëm në një pacient, një breshëri e vetme vale vazhdonte pasi kishte humbur ritmi kardiak dhe presioni arterial i gjakut”, thonë shkencëtarët.

Kishte ndryshime domethënëse në aktivitetin elektrik të trurit mes 30 minutave para vdekjes dhe pesë minuta pasi zemra kishte ndalur.

Tek të katër pacientët të dhënat e trurit të tyre ishin shumë të ndryshme, çka do të thotë që secili prej nesh do e përjetojë vdekjen në mënyrë unike.

SHKARKO APP