Doktorët paralajmërojnë Papa Françeskun: Hiq dorë nga makaronat…
Doktorët paralajmërojnë Papën që të heqë dorë nga konsumimi i makaronave pas shtimit të tij të dukshëm në peshë. Papa Françesku është duke u shëndoshur gjithnjë e më shumë. Mesa duket shtimi i tij në peshë është bërë gjithnjë e më i dukshëm, aq sa mjekët e Vatikanit e kanë paralajmëruar kreun e Vatikanit që të heqë dorë nga konsumimi i makaronave. Kështu shkruan “The Telegraph”. 78-vjeçari argjentinas, duket se ka një simpati të madhe për makaronat, veçanërisht për spaghetti dhe ravioli-t. Vatikani ka bërë me dije se, Papa duhet të ndjekë një regjim shumë të “disiplinuar”, duke përfshirë edhe shumë ushtrime për të luftuar stresin e punës. Por, fatmirësisht ai nuk ka për të hequr dorë tërësisht nga konsumimi i gjërave të mira. Papës i është komunikuar se mund të hajë ushqimin e preferuar vetëm dy herë në javë, duke shpresuar kështu se do të mund të përmbushë dëshirat e tij. Papa Françesku ka thuajse vetëm një mushkëri funksionale, kështu që mjekët janë duke u përpjekur për ta mbajtur atë në formën më të mirë të mundshme, duke pasur parasysh rrethanat. Kreu i Vatikanit nuk mund të marrë pushime deri në përfundim të mandatit. Mjekët gjithashtu janë duke u treguar të kujdesshëm me këshillat e tyre, për shkak së Papa kohët e fundit ka patur një parandjenjë se nuk do të qëndrojë gjatë në krye të Papatit. “Unë kam ndjesinë se Papati im do të jetë i shkurtër, katër, ose pesë vite, madje edhe dy, ose tre. Dy kanë kaluar tashmë”, ka thënë ai për MSN-në. “Është një ndjesi disi e çuditshme. Ndoshta është si ajo psikologjia e lojtarit që e bind veten e tij që do të humbasë, kështu që ai nuk do të zhgënjehet, e nëse fiton është i lumtur”. Por kur bëhet fjalë për drejtimin e Kishës Katolike në Romë, Papa Françesku më herët ka zbuluar se i mungon jeta normale në Bueno Aires dhe kjo është një farë “paaftësie” për të dalë jashtë pa u njohur. “E vetmja gjë që unë do të doja është që të dal një ditë, pa u njohur dhe të shkoj në një restorant për një picë”, mësohet të ketë thënë Papa për një kanal televiziv meksikan, duke e krahasuar jetën e tij në Romë me atë sesi ajo ishte gjatë kohës si Kryepeshkop i Buenos Aires. Por Kardinali Timothy Dolan, Kryepeshkopi i Kishës Katolike Romake, Dioqeza e New York-ut, u ndal dje për t’i dhënë këshillën e tij Papës për sendet e ngrira. “ O Atë i Shenjtë, ju që gjithmonë dëgjoni kardinalët tuaj. Dëgjomëni! Merrni një mjek të ri!”, e këshilloi ai Papa Françeskun, ndërkohë që mbante në dorë kupën e tij me makarona. “Ja çfarë bëj unë, o Ati i Shenjtë! Kjo me të vërtetë ndihmon në reduktimin e kalorive. Merrni këto borzilokë, që të hiqni dorë nga makaronat. Ti mund të hash gjithë pjatën dhe kjo do të reduktojë kaloritë në mënyrën e duhur. Gjithçka di është, se herën tjetër që unë do të jem në Romë do të ishte mirë të jetë në një nga ato dy ditë që ju lejohet të hani makarona”, i është drejtuar kardinali Timothy Dolan me nota humori.