Dokumenti “terrorizues”, një stuhi diellore kërcënon Tokën

Ndërprerje masive e energjisë elektrike, rrëzime avionësh, shkëputje të lidhjeve satelitore dhe devijime të trenave”. Të përfytyruara të gjitha bashkë të kujtojnë  fundin e botës.

Në fakt, janë renditur kështu në një dokument të ri të publikuar nga Departamenti i Biznesit, Inovacionit dhe Aftësive në Britaninë e Madhe, i cili tregon kërcënimet me të cilat do të përballet shoqëria moderne, në rastin e një stuhie diellore.

“Strategjia e Përgatitjes për Motin e Hapsirës” nënvizon të gjithë pasojat që shkaktohen nga një stuhi e beftë diellore.  Zbulimi më i frikshëm është se një shtet do të ketë vetëm 12 orë kohë për tu bërë gati. Skenari më i keq është nxjerrja masive e plazmës nga diellit, gjatë të cilës, kurora e tij shkëputet dhe godet Tokën me rreze X dhe pjesëza të tjera me energji të lartë. Raporti i referohet të ashtuquajturës “Ngjarja Kerrington 1859” kur ndodhi një vërshim masiv nxehtësie nga kurora e diellit.

Megjithëse mundësia që një event i tillë të përsëritet është vetëm 1%, shoqëria moderne është e papërgatitur për t’i bërë ballë përsëritjes së fenomenit, duke iu referuar këtij raporti. Departamenti britanik paralajmëron se është e vështirë për t’i parashikuar me përpikmëri ngjarje të tilla.

Por për qenë gati, vendet duhet të kenë një plan për tu përgjigjur me shpejtësi, për t’i bërë ballë ndërprerjes masive të energjisë dhe transportit, mbi të gjitha për të paralajmëruar publikun.

SHKARKO APP