Dritë misterioze, a është shenjë alienësh
Drita misterioze nga një yll i largët mund të jetë shenjë civilizimi. Ky është pretendimi i disa astronomëve, çka ka shkaktuar ndeshje mendimesh.
Por NASA ngurron.
“Ylli misterioz KIC 8462852 vërtet ka një kurbë të çuditshme drite”, thotë Steve Howell, shkencëtar i agjencisë hapësinore amerikane, i cili punon në misionin e gjurmimit të planeteven ë teleskopin Kepler, i nisur më 2009 por që humbi aftësitë kryesore orientuse më 2013.
“Nuk duket si drita normale e një planeti që vjen rreth një ylli apo e ndonjë ylli binar. Megjithatë, të thuash menjëherë se është shenjë alienësh më duket pak e tepruar”.