Duan të duken si binjake, shoqet e ngushta bëjnë ndërhyrje të njëjta plastike
Dy shoqe të ngushta duan aq shumë që të ngjajnë si binjake identike sa po iu nënshtrohen ndërhyrjeve të njëjta plastike.
Veç rrobave që i veshin njëlloj, ato mundohen t’i lyejnë flokët në të njëjtën ngjyrë si dhe të injektojnë ‘filler-a’ në zona të njëjta të fytyrës.
Julia Bergman dhe Sofia Hagenlöv, të dyja 20-vjeçare nga Stokholmi kanë qenë shoqe të ngushta qëkur ishin 6-vjeçe dhe tani që janë rritur shpresojnë që të bëhen modele.
Dy shoqet filluan të ushtroheshin kur ishin 14-vjeçe dhe tashmë ato shkojnë në palestër 6 ditë të javës.
Duke qenë se nuk janë të kënaqura vetëm nga rezultatet e palestrës, dy vajzat kanë aplikuar mbushës në faqe dhe në buzë.
Si duket përpjekjet e tyre po japin rezultat pasi Julia pranon se njerëzit i pyesin shpesh se mos janë binjake.