Dukeni si “qese plehrash!” Shoqërueset e nuses përballen me komentet online

Në ditën më të bukur të dasmës, nuset zgjedhin disa shoqëruese për të realizuar fotografitë që do i kujtojnë gjithë jetën.

Pjesa më e madhe zgjedhin ngjyra të lehta për shoqërueset e tyre, por një nuse është cilësuar e pazakontë sepse zgjodhi që ti vishte me të zezë.

Imazhet e tyre janë bërë virale dhe shumë përdorues i kanë krahasuar me “qeset e plehrave”.

Përvec fustaneve, ajo që mori vëmendje në këtë foto janë këpucët. Shoqërueset kanë kombinuar fustanin e zi prej mëndafshi me atlete.

Disa përdorues thonë se kanë bërë zgjedhjen e duhur pasi duhet të kërcejnë për orë me rradhë, ndërsa të tjerë i janë vërsulur duke bërë pyetjen: “Ku i kanë sytë?”

SHKARKO APP