Duket si magji, krijohet çokollata që shkëlqen si ylber
Shkencëtarët në Zvicër kanë arritur të krijojnë, atë që është cilësuar si magjia e festave. E themi këtë, pasi është krijuar çokollata, e cila shkëlqen si ylber.
Këtë gjë ka mundur ta arrijë një ekip nga ‘ETH Cyrih’ dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Zvicrën Veriperëndimore.
Ngjyrat e ylberit krijohen nga një strukturë e ngulitur, vetëm kaq kanë thënë shkencëtarët, por se si ia kanë dalë ata se kanë treguar. Formula kuptohet që do të mbahet e fshehtë.
Ideja e shkëlqyer për këtë gjë erdhi nga studentja Anita Zingg. Ajo po punon për temën e masterit të saj shkencor. Më pas u bashkua me të shkenctarët, Patrick Rühs, Etienne Jeoffroy dhe fizikantin Henning Galinski dhe më pas grupi i tyre u shtua edhe më shumë.
Grupi i tyre punuan shumë deri sa arritën në rezultatin që donin. Sipas deklaratave këta shkenctarë janë në bisedime e sipër me prodhuesit e mëdhenjë të çokollatave, pasi duan që të hidhen sasi sa më të mëdha me çokollata ylber në treg.