Dy produktet natyrale që parandalojnë rënien e flokëve

Rënia e flokëve është një problem që na shqetëson të gjithëve. Por ka dy produkete natyrale që e pengojnë rënien e flokëve.

Ato janë qepa dhe aloe vera. Fillimisht duhet të përzieni tre lugë gjelle lëng qepe dhe një lugë gjelle me aloe vera.

Më pas aplikoni masën në skalpin e kokës dhe lëreni të paktën për 30 minuta para se ta shpëlani.

Këtë gjë duhet ta bëni dy apo tre herë në javë. Ata që e kanë provuar thonë se rezultatet i kanë qenë shumë të mira dhe se nuk kanë mbetur të zhgënjyer.

Kujtojmë këtu se disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi.

Por në disa raste rënia e flokëve shkatohet edhe nga  mungesa e balancës hormonale, infeksionet e skalpit të kokës, por edhe konsumimi i cigares shkakton rënie të flokëve.

SHKARKO APP