Dyshonte se e tradhtonte, burri kap të shoqen me priftin e qytetit

Një burrë në Kremona të Italisë ,që dyshonte se gruaja me të cilën kishte dy fëmijë e tradhtonte, zbuloi që kishte të drejtë.

Duke qenë se kishte dyshime, ai e përndiqte kudo gruan për të zbuluar se kush ishte i dashuri i saj, por u surprizua kur mori vesh  se ai ishte një prift.

Sipas mediave italiane, burri ishte fiksuar dhe nuk i “shqepej” gruas, madje ajo kishte njoftuar edhe forcat e rendit për sjelljen e tij.

Por, gjithsesi ai nuk hoqi dorë. Ndaj e ndoqi çdo ditë derisa një ditë pa makinën e saj në parkingun e një qendre tregtare dhe pikërisht aty zbuloi të dashurin e saj.

Gruaja e tij  40 vjeçare, ishte duke u puthur në makinë me një prift të qytetit të tyre, një bashkëmoshatar me origjinë afrikane.

Në atë moment ndodhi dhe ballafaqimi mes të dyja palëve ku prifti nuk ngurroi t’i kthente “nderin” dhe e gjuajti me grusht kundërshtarin, i cili nuk reagoi por telefonoi policinë.

Me ndërhyrjen e policisë, situata u qetësua , ish bashkëshorti u çua në spital ndërsa sa i përket priftit, peshkopi vendosi përjashtimin e tij nga kisha.

 

SHKARKO APP