E çuditshme, njihuni me 5 njerëzit më unikë në botë (FOTO)

E kishit menduar qenien njerëzore si një krijesë unike, por me fotot e mëposhtme do të kuptoni se ekzistojnë edhe njerëz të “veçantë”.

Në listën e paraqitur do të shihni njerëz; të mbuluar në qime, me gjysmë-kokë, të gjatë dhe të shkurtën apo me gjoks super të madh.

Njeriu më gjysmë-kokë

Carlos Rodriquez humbi pjesën më të madhe të kafkës së tij pas një aksidenti me makinën që po e drejtonte nën efektin e pijeve alkoolike. Kur u arrestua për shfrytëzim prostitucioni, fotoja e publikuar nga autoritetet amerikane u përhap me shpejtësi në internet.

Vigani dhe shkurtabiqi

Njeriu më i gjatë në botë, Sultan dhe më i shkurtri, Chandra u takuan në vitin 2014 në Turqi. Turku Sultan Kosen është i gjatë 2 metra e 44 centimetër, ndërsa Chandra, që fatkeqësisht ndërroi jetë në muajin shtator, ishte vetëm 60 centimetra.

Wang Fang

Gruaja kineze ka lindur me një çrregullim të rrallë; këmbët e saj janë të orientuara nga ana e kundërt; thembrat nga duhej të ishin gishtat dhe gishtat nga thembra. Megjithatë, Wang ka refuzuar që të regjistrohet në listën e personave me aftësi të kufizuara dhe punon si kamariere në një restorant të zëshëm në qytetin Chongqing.

Michelle Koebke

Ëndërronte të kishte belin me të hollë në botë. Vendosi korsetë dhe nga 63.5 centimetër bel, kaloi në 53 centimetër, ndërsa me korsenë vënë, beli i saj ngushtohet në 40 centimetër. Imagjinoni dot se ç’ndodh me organet e saj?

Zonjusha-Vampir

Maria Jose Cristerna nga Meksika, ka shndërruar veten në një “personazh” djallëzor. Ka vendosur dy copa metali nën lëkurën e kafkës së kokës për të krijuar përshtypjen e brirëve, ka bërë qindra tatuazhe në fytyrë dhe trup. Ky është pasioni i saj, sa i përket profesionit ajo është një avokate e devotshme kundër dhunës në familje.

SHKARKO APP