E dini cila është origjina e fjalës OK?

Sa herë e kemi shkruar ose kemi përdorur gjeste për të thënë OK? Por çfarë do të thotë në të vërtetë dhe kur ka lindur përdorimi i saj? Ekzistojnë tri hipoteza rreth origjinës së kësaj fjale e cila tashmë është bërë pjesë e gjuhës sonë. Thuhet se origjina e kësaj forme popullore verbale daton nga koha e Luftës së Dytë Botërore, me trupat amerikane që ishin në mision. Me kthimin e tyre në bazë ata duhej të raportonte çdo humbje të jetës. Në rast se të gjithë ushtarët ktheheshin në bazë, komandanti i raportonte eprorëve të tij duke përdorur akronimin O.K. si një shkurtim i fjalës “zero vrasje” ose “asnjë ushtarak i vrarë”.

Lidhur me këtë akronimi filloi të merrte kuptimin e konfirmimit pozitiv, ekuivalent me mënyrën e të thënit “gjithçka është mirë”. Sipas disa të tjerëve, termi “OK” rrjedh nga zgjedhjet presidenciale të SHBA-së që u zhvilluan në vitin 1840. Një nga kandidatët ishte Martin Van Buren dhe për të fituar zgjedhjet, ai përdorte shoqata të ndryshme dhe një prej tyre u quajt Klubi i Vjetër Kinderhook shkurt O.K.

Por çfarë ndodhi? Pjesëmarrësit në mesin e tyre përdorën shprehjen O.K. për të thënë se gjithçka gjatë zgjedhje po shkonte mirë dhe se Martin kishte fituar. Hipoteza e tretë dhe e fundit vjen nga Rusia. Sipas rusëve, në fakt, OK rrjedh nga shprehja “Ochen Korosho”, të cilën shkarkuesit e portit Odessa e përdorën për të paralajmëruar se ngarkesa ishte ngarkuar në anije pa probleme.

SHKARKO APP