E dini pse dyert e tualeteve publike nuk janë të mbyllura deri në fund?
Të gjithëve na ka rastisur të shkojmë qoftë edhe një herë të vetme në një tualet publik dhe të ndeshemi me dyert e lëna përgjysmë dhe jo deri në fund.
Mund të keni menduar se pse janë pikërisht të tilla, pse kështu dhe jo si gjithë dyert e tjera, të mbyllura deri në fund? Nëse ju kanë dhënë bezdi dhe e keni bërë shpesh këtë pyetje, por nuk keni pasur përgjigje, më poshtë po ju rendisim disa arsye:
-Në një rast urgjence, nëse dikush ngelet brenda, të paktën do ketë mundësi të marrë ajër deri sa dikush ta gjejë.
-Një shpëtim efikas për fëmijët e vegjël. Jo pak herë ka ndodhur që ata të mbyllin derën pa kuptuar se ç’po bëjnë. Në këtë mënyrë ata mund të ecin këmba-dorazi per të dalë jashtë.
-Një derë gjysmë kushton më pak se një derë e plotë.
-Mund të krijosh lehtësisht komunikim me “kolegun” ngjitur dhe mund t’i kërkosh letrën higjienike nëse e jotja ka mbaruar. Me gjysmë –derën ai mund të ta kalojë shumë thjeshtë atë pa qenë nevoja për të lëvizur.
-Me gjysmë-derën ti nuk mund të shkosh me dikë tjetër në banjë për “pislliqe”. Do të dalloheshin 4 këmbë aty.
-Era e keqe do të shpërndahet shumë thjeshtë dhe në këtë mënyrë mund të shtiresh sikur nuk e ke shkaktuar ti.
Në fund të fundit, jemi ankuar, por nuk qenkan aq të këqija këto lloj dyersh.