E dini pse elefantët kanë të çara në lëkurën e tyre?

‘Rrudhat’ e elefantëve nuk janë vetëm për moshën. Fakti që elefantët foshnje nuk kanë rrudha në lëkurën e tyre, ka bërë që kërkuesit të pyesin se pse dhe si formohen ato. Çfarë zbuluan është se “çarjet” në lëkurë krijohen për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre, sipas një studimi të botuar revistën Nature Communications, sipas CNN. Kërkuesit studiuan sipërfaqen e lëkurës të elefantëve në Afrikë dhe kuptuan se rrudhat e tyre formojnë një rrjet të ndërlikuar çarjesh të vogla.

Me kalimin e kohës, elefantët rriten, duke krijuar miliona kanale të çarash në të gjithë lëkurën e tyre. Hulumtuesit thanë se rezultatet duket më shumë si plasaritjet që formohen në baltën e thatë ose në asfaltin e dëmtuar. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të nënkuptonte që çarjet formohen për shkak të tkurrjes së lëkurës. Hulumtuesit përdorën mostra të lëkurës së elefantit për të kuptuar se si formohen të çarat, dhe ata kuptuan se shtresat e reja në shtresën bazë të lëkurës së tyre lejuan të përkuleshin në sipërfaqe.

Por si i ndihmojnë këto të çara elefantët ?

Elefantët afrikanë nuk kanë djersë dhe gjëndra sebum për të mbajtur lëkurën e tyre të lagësht duke qenë se jetojnë në mjedisin të ngrohtë dhe të thatë. Për t’u përballur me mbi nxehjen, sidomos për shkak të madhësisë së tyre, elefantët lahen në ujë dhe në baltë. Balta ndihmon ata të rregullojnë temperaturën e trupit të tyre, për të shmangur parazitët dhe për tu mbrojtur nga rrezatimi diellor. Balta, e kombinuar me çarjet në lëkurën e tyre, u lejon elefantëve të mbajnë pesë deri në dhjetë herë më shumë ujë se nëse do kishin lëkurë me sipërfaqe të sheshtë.

SHKARKO APP