E dinin të vdekur, e gjejnë duke jetuar mes luksit

Me siguri keni parë së paku njëherë filma ku personazhi kryesor apo dytësor “shpik” vdekjen e tij, e ndoshta kjo ka frymëzuar edhe një ukrainas.

Policia franceze sëbashku me Europolin kanë arrestuar një ukrainas, i cili e kishte falsifikuar vdekjen e tij dhe jetonte mes luksit në Francë.

I dyshuari është kapur në Burgundi, ku ishte strehuar në një kështjellë franceze, mes veprave të artit nga Salvador Dali, e po ashtu shëtiste me një Rolls Royce Phantom Clasic.

Hetimet për ukrainasin filluan në janar, kur i “vdekuri” bleu kështjellën për 3 milionë euro.

Blerja e kësaj kështjelle ngriti dyshime tek autoritetet franceze dhe këta të fundit kërkuan edhe ndërhyrjen e Interpolit, duke qenë se ishte shtetas ukrainas.

Ukrainasi jo vetëm që kishte falsifikuar vdekjen, por edhe u kishte shpëtuar dënimeve për veprat penale të kryera “para vdekjes”.

SHKARKO APP