E dinit këtë? Lumi Nil është i vjetër 30 milion vjet

Lumi Nil, që konsiderohet nga egjiptianët e lashtë si burimi i gjithë jetës është i vjetër rreth 30 milion vjet.

Sipas studimeve të reja është gati gjashtë herë më i gjatë nga sa kishin menduar shkencëtarët.

Nili ka bërë pjellore luginat e Afrikës verilindore për miliona vjet. Shkencëtarët, në një studim të ri, vlerësojnë se përveç ‘moshës’ së tij shumë më të vjetër, Nili do të kishte marrë rrugën drejt perëndimit, diçka që mund të ndryshonte rrjedhën e historisë egjiptiane.

Kjo mund të ndodhte nëse manteli i tij nuk do të ndikohej nga morfologjia dhe lëvizja e shkëmbinjve në thellësitë e Tokës.

Rrjedha e qëndrueshme e lumit me kalimin e kohës ka qenë gjithmonë një mister gjeologjik, pasi lumenjtë e gjatë zakonisht lëvizin gradualisht dhe ndryshojnë rrjedhën, por me Nilin nuk ka ndodhur kjo gjë.

Studiuesit nga ShBA, Italia dhe Izraeli, të udhëhequr nga profesori Claudio Fachena i Universitetit Romë 3, i cili botoi studimin në revistën Geoscience Nature, hedhin dritë mbi këtë mister.

Ata e lidhin rrjedhën e qëndrueshme të tij me lëvizjen shumë të ngadaltë të mantelit, në nëntokën poshtë lumit.

Topografia e nëntokës, nga malësitë e Etiopisë deri në Deltën e Mesdheut krijuan një pjerrësi specifike, që e ka mbajtur Nilin në të njëjtin shtrat për miliona vjet.

Shkencëtarët kanë verifikuar gjetjet e tyre me simulime kompjuterike, që kanë rindërtuar 40 milion vjet aktivitet tektonik në rrjedhën e Nilit.

Studiuesit synojnë të përdorin metodën e re për të datuar lumenjtë e tjerë të mëdhenj, të tilla si Yangtze në Kinë dhe Kongo në Afrikë.

SHKARKO APP